Shumica socialiste rrëzoi kërkesën e dy pjesëve të PD-së për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama ditën e enjte lidhur me dosjen e inceneratorëve dhe Arben Ahmetajt. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi shprehu revoltën e tij për këtë vendim.
Në krahun tjetër n/kryetari i grupit socialist Toni Gogu u shpreh se për dy kërkesat do të vendoset ditën e enjte Kuvendi, pra do ta rrëzojë sikur paralajmëroi deputeti i PS-së kur tha se “kërkesa nuk ka brenda urgjencë, tani duhet të flasë drejtësia”.
“Pakica e pakicës kërkoi një mocion me debat urgjent.
Kryetarja thirri konferencë e kryetarëve dhe i kërkoi mendim këtij organi vendimmarrës për rendin e ditës dhe këshillimor që mund ta bashkonte edhe me një kërkesë tjetër, që ishte po urgjente.
Kërkonin për të diskutuar një çështje që e konsiderojnë urgjente.
Ne i dhamë pëlqimin kryetares që çështjet të bashkohen dhe të trajtohen bashkë, por nuk dhamë pëlqimin që të futen menjëherë.
Ditën e enjte vendos kuvendi nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës ose jo. Aty, në ato kërkesa nuk ka përmbajtje, tani është në dorën e drejtësisë” tha ai.
Duke qenë se të enjten pritet që të rrëzohen dhe Kuvendi mbyll punimet në Korrik i shtyn dy kërkesat e PD-së për në shtator.
PS rrëzon dy kërkesat e PD-së për interpelancë dhe debat me Ramën për Ahmetajn