-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti fatal në Greqi, çfarë ka mbetur nga mjeti ku udhëtonin 5 shqiptarët

Kryesoret

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në Greqi, ku 5 shqiptarë humbën jetën. Ngjarja ndodhi në unazën e Edessë.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, të cilët sipas informacioneve ishin punëtorë sezonalë dhe po shkonin në drejtim të Skydra.

Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.

Pas operacionit të zjarrfikësve, nga mjeti i shkatërruar u nxorën të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri para në makinë ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit