-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Benzi” u fut poshtë kamionit! Pesë viktimat janë nga Tirana, Durrësi dhe Kukësi

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në Greqi dhe që u mori jetën pesë shqiptarëve, mes tyre dy janë të rinj, 16 dhe 19-vjeç.

Sipas mediave greke, aksidenti rrugor ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, kur makina me targa ‘AA 989 MU’ në të cilën ndodheshin pesë shqiptarët dhe drejtohej nga Besim Muçaj është përplasur me një kamion ‘kokë më kokë’.

Po sipas mediave në Athinë shqiptarët ishin punëtorë sezonalë në një fermë. Përplasja ka qenë aq e fortë sa e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi. “Benz”-i u bë copë copë nga përplasja me kamionin që e bëri “petë”.

Paraprakisht dyshohet se makina ku po udhëtonin shqiptarët doli nga korsia e vet dhe u fut në të kundërtën.

Viktimat janë;
Besim Muçaj 55 vjeç nga Kukësi me banim në Durrës (shoferi)
Ergin Peposhi 19 vjeç nga Kukësi me banim në Tiranë
Ardit Peposhi 16 vjeç nga Kukësi me banim në Tiranë
Gazmen Brahaj 47 vjeç me banim në Durrës
Ilir Daci 50 vjeç nga Preza me banim në Tiranë

“Benzi” u bë fije-fije! Këta janë pesë shqiptarët që vdiqën në Greqi (EMRAT)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit