-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli huq! FNSH kthehet duarbosh nga shtëpia e ish-deputetit

Kryesoret

U kthye bosh. Me urdhrin e gjykatës në dorë, policia lokale e ndihmuar nga FNSH dhe RENEA nga Tirana zbarkuan në shtëpinë e ish-deputetit Rrahman Rraja në Krujë. Kontrolli është bërë për të gjetur dhe arrestuar djalin e tij, Rexhepin bashkë me dy vëllezërit që janë në kërkim prej gati dy javësh.

Por në banesën e ish-deputetit nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim nga policia. Kontrolli në shtëpinë e Rrahman Rrajës është bërë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, pasi deri pak ditë më parë ishte me imunitet. Djali dhe dy vëllezërit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja vijojnë që të jenë në kërkim prej 7 Korrikut.

Personat që dolën në gjyq;
Ineidi Rraja-arrest me burg
Eni Kullaj-arrest me burg
Kujtim Përdaku-detyrim paraqitje
Andi Rraja-arrest me burg

U shoqëruan;
-L. Rr.
-D. Rr.
-H. Rr.
-A. Rr.

Në kërkim;
Rexhep Rraja-djali i deputetit
Xhelal Rraja-vëllai i deputetit
Flamur Rraja-vëllai i deputetit
Klajdi Rraja-i afërmi i deputetit
Përparim Rraja-Pronari i gurores
Edison Meta-i afërm i deputetit

Organizatorët
Policia e Shtetit deklaroi se organizatorë të dhunës barbare në Krujë ndaj dy kushërinjve Maja për guroren janë Xhelal Rraja që është vëllai dhe Rexhep Rraja që është djali i deputetit socialist. Policia u bëri thirrje për t’u dorëzuar vetë, sikur ta dinte se nuk do i kapte dot, sikur po ndodh…

Ku e ke djalin? FNSH dhe RENEA futen në shtëpinë e ish-deputetit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit