-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Akademia e Shkencave si Borizana e Krujës!

Kryesoret

Me Sali Berishën ndodh shumë rrallë të bie dakord. Mesa duket për këtë vit ndodhi tani në pikun e vapës.

E pra unë jam plotësisht dakord me këtë që i ka thënë sot për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.

“Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat gurores së vetë dhe fshatit, dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë”.

Në atë institucon, pasi e shkëmbeu me partizën që kishte Gjinushi në pronësi, nuk po pyesin as për ligj, as për procedura, as për kushtetutë.

Gjinushi kerkon të vazhdojë të jetë kryetar – kjo është e padiskutueshme dhe të gjitha të tjerat bëhen e ribehen në shërbim të saj. Ndryshohet ligji posacerisht, me urgjence, tejkalohet afati i zgjedhjeve, mbaron mandati, e serish ai e ata rrine ne detyre….

Unë të gjitha i kuptoj, por një pytetje e kam ende: Po cipë a keni, një fije, vetëm një fije? Profesorë, akademikë, a çfarë dreqin jeni? A keni një fije përgjegjësi për çfarë jeni e përfaqësoni? A e pyesni ndonjëherë të vetme veten: Kush jam e çfarë po bëj per kete vend?

Po kaq farë e keqe paskemi qenë sa një njeri, një të vetëm, s’e kemi prodhuar dot që ta hipim “atje lart” e të themi: Jë më në fund, një njeri që mund të shërbejë si model i mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit