I dashuri i Loredanës, 21-vjeçari Karim Adeyem, i cili luan për “Borussia Dortmund” ka pozuar së fundmi duke bërë shqiponjën me duar.
Fotoja në fjalë është shpërndarë nga faqja zyrtare e skuadrës së futbollit në Instagram.
Lidhja e re e tyre, shumë e komentuar, ka marrë vëmendjen e shumë personave, mes tyre edhe të ish-partnerit të Loredanës, artistit Mozzik.
Ky i fundit, postoi me ironi një foto të skuadrës kundërshtare të Karim, e më pas shkroi se e gjitha është me shaka.