Shtatë muaj pas incidentit, gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Gerti Shehut, që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Gjyqtari Gert Hoxha ka argumentuar si shkak papërgjegjshmërinë mendore të 31-vjeçarit duke caktuar mjekim të detyruar në spital psikiatrik.
Ish-kryeministri dhe opozita akuzuan Edi Ramën për sulm të planifikuar asokohe.