-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit, ç’pritet të diskutohet, paralajmërohet debat

Kryesoret

Kuvendi mblidhet sot në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, për t’u rikthyer në shtator. Kjo seancë e sotme paralajmëron debate dhe protesta, si brenda dhe jashtë sallës, ndërsa rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar ndërsa do të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita, grupet e interesit dhe kritika edhe në radhët e vetë mazhorancës.

Vota e opozitës për një sërë projektligjesh që pritet të miratohen sot nuk është surprizë. Kundërshtinë për draftet e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor, atë të detyrimit të studentëve të mjekësisë për të punuar 5 vite në Shqipëri dhe konfiskimin e ndërtimeve pa leje, e kanë dhënë me votë gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare.

Pas grupit parlamentar të PD, i cili të hënën u mblodh për të dakordësuar votën kundër, edhe grupi i Rithemelimit paralajmëron betejë kundër maxhorancës për këto nisma.

Ndërkohë, para parlamentit, me protesta, seancën e fundit do ta presin edhe studentët e mjekësisë. Paralel me protestat, ata kërkuan përmes një shkrese zyrtare, të dëgjohen të enjten në Kuvend.

Edhe pse nuk është në rend të ditës, Kuvendi pritet të fusë për votim edhe projekt-ligjin për “Akademinë e Shkencave”, që i hap rrugë dhënies së mandatit të dytë në krye të Akademisë Skënder Gjinushit.

Pezull për sesionin e ri në shtator, Kuvendi ka lënë të tjera nisma të rëndësishme, si paketa e despiunizimit apo zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, që i ka përplasur jo pak palët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit