Kuvendi i Shqipërisë u ndërpre për 30 minuta pas mbi dy orë bllokuar. Debat, tension dhe akuza të shumta. Seanca e sotme e parlamentit do të jetë e fundit për këtë sesion. Por përpara se të marrin pushimet, deputetët kanë përpara disa votime mjaft të rëndësishme.
Votimet për ligjin e kanabisit, që e legalizon, studentët e mjekësisë, zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinishit në krye të Akademisë së Shkencave, por edhe shumë projektligje të tjera.
Jashtë, studentët janë mbledhur në protestë duke kërkuar që të mos miratohet ligji. Brenda opozita kërkon interpelancë dhe mocion me debat për dosjen e inceneratorëve, por edhe tërheqjen e projektligjeve për kanabisin, studentët dhe Akademinë e Shkencave.
Por kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur në seancë. Opozita këmbëngul se nuk do të lejojë zhvillimin e seancës pa ardhur Edi Rama. Përballë kaosit dhe bllokimit të foltores që solli ndërhyrjen e gardës, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj ndërpreu 30 minuta seancën.