Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman për mes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter” ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Në postimin e saj Braverman ka biseduar për dakordsimin për të intensifikuar marrëdhëniet e vendeve në lidhje me emigracionin e paligjshëm.
Kujtojmë se Britania prej kohësh prej kohësh ka marrë masa për të parandaluar emigracioninin ku sipas Sunak ka qenë i suksesshëm. Në lidhje me emigracionin kanë punuar edhe me Shqipërinë.
“E kënaqur të flas me ministrin e ri shqiptar të Brendshëm @taulantballa dhe e përgëzoj për rolin e ri. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar,” shkruan Braverman.
Pleased to speak to the new Albanian Minister for the Interior @taulantballa and congratulate him on his new role.
We agreed to intensify our close working relationship to achieve our shared goals, including tackling illegal migration, corruption and organised crime. 🇬🇧 🇦🇱 pic.twitter.com/PpSs3Omyvm
— Suella Braverman MP (@SuellaBraverman) July 21, 2023