-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë bashkitë me “borxhe deri në fyt”?

Kryesoret

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, doli këtë të premte në një deklaratë për mediat, ku bëri një pasqyrim të përgjithshëm të situatës ekonomike të bashkive të vendit. Sipas saj, disa prej tyre vazhdojnë të jenë me probleme financiare, apo në vështirësi financiare.

Ndërsa vijoi më tej duke shtuar se, me qëllim që të reduktohen detyrimet e prapambetura sa më shumë, ndryshimi ligjor synon të vendosë disa kushtëzime për bashkitë.

“Kemi pasur disa bashkie që kanë reduktuar stokun e detyrimeve të prapambetura me më shumë se 10%  dhe posaçërisht Belshi, Malësi e Madhe, Roskoveci, Kuçova, Lezha, Konispoli, Poliçani dhe Vora kanë ulur nivelin e detyrimeve të prapambetura. Dy nga këto bashki, Poliçani vijon të jetë bashki me probleme financiare, ndërsa Vora me vështirësi financiare.

Kemi edhe disa bashki të tjera që kanë ulur stokun nga 5-10 %. Janë Divjaka, Mirdita, Tepelena, Maliqi, Durrësi, Klosi, Kukësi dhe Cërrik. Cërriku vazhdon të jetë me vështirësi financiare.

Kemi një rritje të stokut për më shumë se 10 për qind për bashkinë Libohovë, e cila aktualisht është një bashki që kategorizohet bashki me probleme financiare. Kemi pasur një rritje të stokut nga 5-10% për bashkitë Përmet , Kurbin, Peqin dhe Devoll, ndërsa rritja nga 1-5% për bashkitë Selenice, Gjirokastër, Dropull, Tirane, Shijak dhe Dimal.

Detyrimet e prapambetura janë më të pakta bashkitë që janë me vështirësi financiare. Kemi Kavajën, Vorën dhe Cërrikun që janë më vështirësi financiare. Kemi Delvinën, Peqinin, Libohovën, Devollin, Pogradecin , Tropojën  dhe Dibrën që janë me probleme financiare dhe pjesa më e madhe e bashkive janë pa probleme financiare.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit