-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salillari godet sërish! Berberi e “darovit” me tenderin 800 milionë lekë të tunelit

Kryesoret

Oligarku i rrugëve Pëllumb Salillari ka fituar një tjetër tender. Pas 14 Majit kanë qenë disa dhe me vlera jo të vogla, por të majme. Për herë të fundit e ka “gostitur” Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Evis Berberi e ka shpallur Salillarin fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Kardhiq-Delvinë, loti i 7-të, konkretisht pjesa e tunelit. Në datë 19 Maj u hap procedura e tenderit me vlerë 86 870 520,00 lekë.

Një muaj më pas në 21 Qershor ishte dita e fundit e dorëzimit të ofertave. Në garë morën pjesë katër kompani;

  1. “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” SHPK
  2. “HTM” SHPK
  3. “ILIRIADA” SHPK
  4. “SALILLARI” SHPK

Dy kompani “HTM” dhe “ILIRIADA” janë eliminuar nga gara me argumentin se nuk përmbushnin kriteret. Edhe pse “HTM” ofroi shumën më të vogël për mirëmbajtjen e tunelit, 74,715,100. Por në fund, ARRSH vendosi që tenderin t’ia jepte Salillarit, që paraqiti ofertën 80 milionë lekë.

Por skualifikimi i dy ofertave “HTM” dhe “ILIRIADA” është kapur me flamur të kuq nga faqja që monitoron prokurimet publike duke sinjalizuar se diçka nuk shkon. Por pavarësisht kësaj, Berberi ka firmosur që Salillari të marrë 800 milionë lekë të vjetra për mirëmbajtjen e tunelit për 4 vite.

Ish-deputeti Lefter Maliqi para dhe pas zgjedhjeve denoncoi se Pëllumb Salillari mbrëmjen e 13 Majit kishte dalë për të blerë vota në Kuçovë.

Megjithatë pas zgjedhjeve të 14 Majit, Salillari fitoi disa tendera; për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës në Poshnje, mbrojtjen lumore në aksin Milot-Morinë, ndërtimin e infrastrukturës publike brenda zonës “TEDA” në Kashar dhe tani mirëmbajtjen e tunelit në Kardhiq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit