-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maliqi e denoncoi për votat! Salillarit i jepen dy tendera për dy javë pas zgjedhjeve

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar që drejtohet nga Evis Berberi njoftoi sot se ka shpallur fituesin e tenderit për mbrojtjen lumore në aksin Milot-Morinë. 182 milionë lekë ishin në dispozicion. Nëntë kompani ishin në garë. “5Pyetjet.al” sjell dokumentet. 

Tetë u skualifikuan dhe Evis Berberi i dha në fund firmën kompanisë Salillari. Fituesi kishte ofertën 22 milionë lekë më pak se tavani. Nga pjesëmarrësit që ishin në garë kishte oferta shumë herë më të ulëta se ajo që u ofrua nga fituesi, por ARRSH vendosi që t’i besonte Pëllumb Salillarit. Ky është tenderi i dytë që Salillari fiton brenda pak ditësh.

Maliqi e denoncoi për blerje votash! Salillarit i jepet tenderi 5 ditë pas zgjedhjeve

Në datë 19 Maj, pesë ditë pas zgjedhjeve ministria e Mbrojtjes i dha tenderin për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës në Repartin Ushtarak nr. 1030, Poshnje, Berat. Emri i Salillarit ka qenë mjaft i lakuar në media në muajin maj. Lefter Maliqi denoncoi mbrëmjen e 13 Majit se Pëllumb Salillari kishte dalë për të blerë vota në Kuçovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit