Gjatë natës të së enjtes së 20 korrikut disa hajdutë hynë në shtëpinë e portierit të kombëtares italiane të futbollit dhe Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma duke bërë një grabitje me velrë deri në 500 mijë euro.
Ngjarja u regjistrua në banesën e portierit në lagjen e 8-të të Parisit ku brenda ndodhej portieri me partneren i tij.
Hajdutët hynë në banesë dhe lidhën Donnarumma-n dhe të fejuarën e tij nën kërcënimin e armës në dhomën e gjumit. Portieri tentoi të kundërpërgjigjet dhe u godit në kokë.
Kriminelët morën të gjitha sendet me vlerë në shtëpi: bizhuteritë, çanta dhe ora për 500 mijë euro. Në video nga Corriere della Serra është bërë një pasqyrim 3D i ngjarjes.