Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar pasi i vuri zjarrin gjatë mesnatës një makine të parkuar.
27-vjeçari me inicialet E. Xh. rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.