Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët në Vlorë teksa ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook pjesë nga organizimi.
Në reagimin e tij po në Facebook, Basha ka komentuar ligjin për legalizimin e kanabisit.
Ai thotë se qeveria shqiptare e kanabizoi vendin dhe se raporti i OKB për drogën na rendit në vendin e 7-të nga 154 vende.
Basha i bën thirrje SPAK që të hetojë këdo që ka abuzuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë teksa rivë theksin te kërkesa për vetting të politikanëve.