Një përplasje me armë ka ndodhur së fundmi në zonën e Seregno, në Brianza të Italisë, në të cilën janë përfshirë dy grupe rivale kalabreze.
Sipas mediave italiane, pas arrestimit të dy vëllezërve, 28 dhe 48 vjeç, në pranga kanë përfunduar një 56-vjeçar, i vetmi i plagosur në pritë dhe dy djemtë e tij 31 dhe 29 vjeç.
Tre të arrestuarit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar të parët mbi furgonin e dy vëllezërve, të cilët nga ana e tyre i kanë ndjekur duke qëlluar nga pas.
Përplasja me armë ndodhi paraditen e 11 korrikut 2023 në provincën e Monza dhe Brianza. Nga dy makinat u qëllua me pistoletë, të paktën 14 të shtëna, përgjatë një rruge prej rreth 400 metrash.
Arrestimi i babait dhe dy djemve ndodhi më 22 korrik në Reggio Calabria. Ndaj tyre rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.