Një 25-vjeçar me inicialet G. M., banues në Krujë është shpallur në kërkim ndërsa një 17-vjeçar me inicialet I. B., banues në Durrës është arrestuar në flagrancë pasi transportonin emigrantë të paligjshëm në kufi.
17-vjeçari po tansportonte 8 shtetas nga vendet e treta me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, ndërsa gjatë operacionit tjetër u shpall në kërkim 25-vjeçari që transportonte 8 shtetas të tjerë nga vendet e treta dhe që braktisi automjetin sapo vuri re që po ndiqej nga policia.
Policia ka sekuestruar 1 celular dhe 2 automjetet me të cilat 2 personat po transportonin emigrantë kundrejt pagesave 500 euro për person, e që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Materialet për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.