-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vatra zjarri! Peleshi kritikon bashkitë: Monitorimi dështoi!

Kryesoret

Dy vatra zjarri po vazhdojnë prej ditësh. Në fshatin Peshtan në Fier dhe fusha e mbetjeve në Vlorë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në varësi të së cilit është edhe Emergjenca Civile deklaroi se situata është kritike në këto dy pika.

Dy vatrat më të nxehta janë në Peshtan dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Vatrat janë shumë kritike.

Sa herë ka zjarr, ka një lloj dështimi nga rrjeti i monitorimit që fillon nga kryepleqtë e fshatrave. Nëse njoftohet herët nuk ka mundësi që zjarri të marrë përmasa të mëdha” tha ai.

E ndërsa puna vazhdon në terren ka edhe një shans të fundit nëse situata agravohet. “Kur të shterojnë burimet, kemi një suport nga mekanizimi europian i ndihmës” tha ai.

Kërkoi reagimin e shpejtë dhe të fortë të bashkive. “Ka bashki që nuk e kanë parësore punën e emergjencave civile. Vendosnin një njeri atje, që as emrin nuk ia dinë. Ka disa bashki dhe rajone që nuk funksionojnë si duhet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit