-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/Me levë në dorë, babai shpëton foshnjën e bllokuar në makinë

Kryesoret

Videoja kap momentin tronditës kur një baba në Teksas thyen xhamin e përparmë të makinës së tij për të shpëtuar fëmijën e tij nga vala e të nxehtit, e cila po mundon më shumë se 300 milionë amerikanë.

Videoja tregon një burrë që përpiqet vazhdimisht të thyejë dritaren me një levë për të liruar foshnjën nga një automjet në një parking në Arlington, Teksas.

Ndërkohë, një burrë i dytë ndihmon për të bërë vrimën mjaft të madhe, ndërsa pak më vonë duket se një grua ka hyrë në makinë dhe arrin ta fusë fëmijën nga dritarja, duke ia dhënë fëmijën njërit prej dy burrave, i cili duket se është babai i fëmijës.

Babai thyen xhamin e përparmë për të shpëtuar fëmijën nga nxehtësia përvëluese. Policia tha se prindërit lanë aksidentalisht çelësat e makinës në automjet rreth orës 10:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Ndonëse foshnja ka mbetur e plagosur, ai ka qenë në gjendje të mirë dhe nuk është ngritur asnjë akuzë, megjithëse nuk dihet se sa kohë ka qenë në automjet.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada amerikane paralajmëron se duhen vetëm 10 minuta që temperatura në makinë të rritet me 11.2 gradë Celsius. Në fakt, temperatura e trupit të një fëmije rritet 3 deri në 5 herë më shpejt se e një të rrituri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit