Një pushuese nga Kosova ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e kësaj të hënë në plazhin e Shëngjinit.
Ajo është nxjerrë nga pushues të tjerë në breg dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, është transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë, pasi ka konsumuar shumë ujë.
Këtë sezon turistik në bregdetin shqiptar kanë qenë të shumta rastet kur pushuesit kanë rrezikuar jetën, sikuse ka patur edhe raste të shumta që kanë humbur jetën pa patur mundësi të shpëtojnë nga mbytja ose nga probleme me zemrën pasi kanë rënë në kontakt me ujin.