Sekretari i Përgjithshëm i PD ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19.00.
Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.
Vendimi është vulosur me vulën e PD-së edhe pse në 18 Korrik, Kryesia ia hoqi Gazment Bardhit dhe ia kaloi Indrit Sefës, sekretar për çështjet ligjore.