Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se djali i drejtorit të konvikteve në Berat ka dhunuar një vajzë dhe nënën e saj. Sipas Berishës, drejtori i konviktit është eksponent i PS-së. Berisha akuzon policinë se nuk reagoi.
“Ja si dhunon vajzën dhe nënën e saj djali i drejtorit! Policia e mbron! 📩 Lexoni mesazhin dhe dëgjoni regjistrimin e ngjarjes! #sb Doktor djali i drejtorit te konvikteve ne berat dhunon nje vajz dhe te emen.
Djali esht i koci ngofias drejtor i konvikteve ne berat dhe eksponent i ps ndërsa e ema punon ne këshillin e qarkut policia nuk reagon se jan eksponent te rilindjes.
Policia eshte me banditet rilindas” shkruan ai duke e shoqëruar postimin me një audio denoncuese. Por policia reagoi duke thënë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për autorin.