Policia e Tiranës ka arrestuar Kristjan Thaçin, autorin e plagosjes së dy fqinjëve të tij, Arben dhe Marjo Miha, në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në hyrje të pallatit ku ata banojnë, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”. Shkak i sherrit mes palëve ka qenë zhurma në pallat, ku 34-vjeçari u ka thënë fqinjëve: “Pse bëni zhurmë në pallat?”. Debati u përshkallëzua dhe Kristjan Thaçi përdori thikën dhe sende të forta për të plagosur babë e bir. Ata u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas incidentit, policia e nisi menjëherë kërkimin për arrestimin e autorit, ndërsa Kristjan Thaçi u kap dhe u ndalua. Shtetasit A.N dhe M.N janë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.









