-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulëhumburit dhe 50 mijë të përjashtuar! Grupi i Bashës e pranoi, shumica iku te Berisha

Kryesoret

Vulëhumburit drejt farsës. Partia Demokratike, që është forca më e madhe politike në opozitë vazhdon që të copëtohet dita ditës. Për fat të keq, tashmë synimi nuk është më që PD-ja të rikthehet në pushtet, por duket se lufta po bëhet për një karrige deputeti.

Pesë ditë e ndajnë Lulzim Bashën nga farsa që organizoi me procedurë për të marrë zyrtarisht drejtimin e PD-së së vulës, por që vula ka humbur.

Në një deklaratë të pazakontë për mediat, kryetari i komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana u shpreh sot se me një të rënë të lapsit kanë hequr nga listat e anëtarësisë me të drejtë vote gati 50 mijë anëtarë.

Zgjedhjet në PD/ Grupi i Bashës përjashton 50 mijë demokratë

Konkretisht nga 75 mijë anëtarë që morën pjesë në zgjedhjet e fundit të 2021-shit kur u rizgjodh Lulzim Basha, në 29 Korrik për rikthimin e tij kanë të drejtë vote rreth 25 mijë anëtarë. 50 mijë firuan.

Kush i hoqi? “Në të gjitha rastet degët e PD-së kanë sjellë verifikimin e listave të anëtarësisë” tha Gjana. Por, përse janë hequr 50 mijë anëtarë? “Bëhet fjalë për njerëz të angazhuar zyrtarisht dhe të deklaruar zyrtarisht si pjesë e foltores” tha ai. Pra, njerëzit që i janë bashkuar Sali Berishës janë përjashtuar nga e drejta e votës në 29 Korrik.

Logjikisht, nisur nga deklarata që bëri kryetari i komisionit zgjedhor në PD-së i bie që shumica, sikur e pranoi vetë ai ka ikur me Sali Berishën dhe grupit të Bashës i ka mbetur vetëm vula.

Po ku ndodhet vula? Ish-ministri i Sali Berishës, tani në krah të Lulzim Bashës tha se vula qëndron në zyrën e protokollit dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm. Por fati i saj nuk dihet, shtoi ai.  “Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula” tha Gjana.

Basha i mori vulën! Bardhi mbledh Këshillin të enjten për të anuluar zgjedhjet

Në krahun tjetër, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi nuk është dorëzuar dhe ka thirrur mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së ditën e enjte në 19:00 në shansin e fundit për të bllokuar procesin e zgjedhjeve të 29 Korrikut.

Dokumenti ka vulë. Ashtu sikurse edhe njoftimi i PD-së dje se Bardhit i është hequr vula. Të dyja palët kanë nga një vulë, ndërsa shumicën e anëtarëve e ka Berisha, sikur e tha vetë Gjana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit