Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit në disa qytete në vend ku ka kryer disa arrestime duke përfshirë biznesmenë, policë dhe ish-drejtues të lartë.
Mësohet se operacioni u shtri në Tiranë, Kukës, Shkodër. Në mesin e të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri.
Por bien në sy gjithashtu edhe arrestimi i drejtuesit të prokurorisë së rrethit të Kukës, Xhevahir Litajt.
Bëhet me dije se këto arrestime janë kryer pasi SPAK ka lëshuar 15 urdhërarreste për korrupsion dhe shpërdorim detyre.