Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me punonjësit e Policisë Rrugore në Tiranë.
“Njësia e Policisë Rrugore të Tiranës, ndër më të mirat. Dua t’ju përgëzoj pasi edhe në temperatura 40 gradë ju ishit në krye të detyrës. Bashkë do takohemi shpesh pasi unë jam nga ata që zgjohen shpejt,” thotë ministri.
Balla u kërkoi punonjësve të policisë zbatimin dhe respektimin e Kodit Rrugor si dhe rritjen e intensitetit të kontrolleve në mënyrë shmangien e aksidenteve, pasi sipas tij janë shtuar shumë kohët e fundit, por jo të faj të policisë.
Ministri u kërkoi punonjësve të policisë që ta konsideronin si mikun e tyre në fjalën që mbajti para tyre.
“Dua të më konsideroni si mikun tuaj pasi roli im është t’ju mbështesë ju. E kam thënë dhe më parë që mes jush dhe kujtdo tjetër që do ndërhyrë, unë jam për ju.”
“Gjej rastin të kujtoj se na duhen domosdoshmërisht që ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor të zbatohen. Kemi një numër të rritur aksidentesh dhe kjo nuk vjen për faj të Policisë Rrugore, por ne duhet të rrisim intensitetet e kontrolleve për më tepër siguri,” tha Balla në fjalën e tij.