Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku është distancuar nga një deklaratë e shpërndarë nga selia blu në emër të grupit parlamentar që i kërkonte Lulzim Bashës që të hiqte dorë nga tentativa për zgjedhje nesër për kryetarin e ri, ku garon, pasi mbrëmë Këshilli Kombëtar e anuloi procesin.
Çollaku thotë se ky qëndrim nuk përfaqëson mendimin e tij dhe se një pjesë e deputetëve të grupit nuk janë pyetur.
“Keqperdorimi i deklaratave ne emer te Grupit Parlamentar duhet te ndalet.
Ne Grupin Parlamentar bejme pjese te gjithe deputetet e PD.
Eshte fakt i njohur se brenda grupit per ceshtje te caktuara,qe lidhen me zgjedhjet ne PD ndajme mendime e qendrime te ndryshme.
Eshte krejt normale qe kolege deputete individualisht apo ne grup nominalisht mund te shprehin qendrimet e tyre.
Eshte jo korrekte dhe jo etike qe ne emer te Grupit te dalin deklarata qe nuk perfaqesojne gjithe grupin e qe per me teper nuk jane as diskutuar me te gjithe grupin” shkruan ai.