-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Zbatimi i ligjit kundër biznesmenëve nuk nënkupton sulm ndaj mediave

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë të shtunën se zbatimi i ligjit kundër biznesmenëve që e shkelin atë për përftime financiare, nuk nënkupton sulm ndaj lirisë së mediave.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se liria e mediave është jetike dhe sulmi ndaj tyre përbën sulm ndaj demokracisë.


Reagimi i tij ka ardhur një ditë pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

“Kosova i ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti kryesor i të cilave është media, dhe 114 kompani të licencuara audio-vizuele. Zbatimi i rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore, ‘jo teknikalitet’. Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk e kërcënon pluralizmin medial”.

Kurti ka thënë se në vendet demokratike, institucionet e autorizuara për të trajtuar këto raste nuk janë pjesë e Zyrës së Kryeministrit, por ato kanë përkrahjen e plotë të ekzekutivit.

Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka ngritur kallëzim penal ndaj medias Klan Kosova.

Kallëzimi penal është ngritur me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë-Serbia dhe Gjakovë-Serbia”.

Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve, ARBK, e ka anuluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, por më 21 qershor, ajo e shfuqizuar vendimin e marrë.

Më pas, një ditë më vonë, ARBK-ja e ka anuluar edhe vendimin e 21 qershorit.

Klan Kosova ka thënë pas vendimit të 28 korrikut se, “në asnjë rrethanë nuk do ta pranojë një qasje të tillë autoritare” nga institucionet e shtetit dhe se çështjen do ta dërgojë në gjykatë. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit