Në pikën doganore të Qafë Thanës raportohen radhë të gjata në pritje për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse prej ditës së enjte ka filluar aplikimi i “one stop shop” në Qafë Thanë, përsëri mesa duket pritjet nuk kanë munguar.
Mësohet se vonesa është evidente vetëm në doganën maqedonase, aty ku dhe kryhet kontrolli i mjeteve të identifikimit për të hyrë në shtetin fqinj.
Momentalisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele.
Shkak i fluksit të shtuar është bërë dhe kthimi i shtetasve maqedonas nga bregdeti në drejtim të vendit të tyre, por edhe pse po aplikohet kontrolli me një ndalesë, përsëri kalimtarët janë të detyruar të presin në rradhë per orë të tëra.