Disa ditë më parë u raportua se babai i një vajze/gruaje nga Zubin Potoku, pranë Mitrovicës, kishte denoncuar pranë autoriteteve për humbjen e vajzës së tij.
Sot është bërë me dije se ajo është gjetur e pajetë në brezin kufitar me Serbinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Në njoftimin e tyre thuhet se gruaja ishte nga Zubin Potoku, dhe mbas 4 orë punë është arritur të nxjerrit trupi i saj nga humnera.
“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë. Ekipet e tona mbas 4 orë punë të mundimshme arritën ta nxjerrim nga humnera,” thuhet në njoftim.