Paraditen e sotme në Kosovë gazetarët protestuan në përkrahje të televizionit Klan Kosova pas vendimit të Ministrisë së Industrisë për t’ia pezulluar licencën. Në duar kishin disa pankarta me mbishkrimin “demokracia vdes në errësirë”.
Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit saj.
MINT-i kishte ngritur fillimisht kallëzim penal ndaj Klan Kosovës më 14 qershor, me pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron “Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.