-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hajde se e ke këtu”! Gazetari: Gracka me VIDEO, si ra në kurth Ervis Martinaj?

Kryesoret

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ka zbuluar skemën se si kundërshtarët e Ervis Martinaj arritën ta fusnin atë në kurth.

Ai tha se bëhet fjalë për një ngjarje të cilën vetë nuk e ka hasur as nëpër filma apo libra që ka lexuar pasi kundërshtarët e Martinaj janë treguar aq të zgjuar saqë nuk i kanë lënë atij hapësirë të dyshonte se i kishin ngritur kurth.

Sipas tij ,Vis Martinajt iu dërgua një video e kundërshtarit kryesor, se gjasmë ishte marrë peng dhe iu tha se mund të shkonte ta merrte për ta ekzekutuar. Në fakt videoja ishte e rreme dhe një kurth që solli fundin e mbretit të lojërave të fatit.

“A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshëm e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë.

Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti?

Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”-tha gazetari Dervishi.

“Më sillni kokën këtu”! Gazetari: Si e futën rivalët në kurth Ervis Martinajn?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit