-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Naftëtarët kundërshtojnë masat mbrojtëse të qeverisë

Kryesoret

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar masat mbrojtëse që Qeveria ka vendosur për produktet e naftës.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë se vendimi i 28 korrikut i autoriteteve të Kosovës është bazuar në inspektimin e disa kompanive, që sipas tij, “po abuzojnë me çmimin e naftës dhe po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë vendosi caktimin e çmimit tavan dhe masave të tjera mbrojtëse për produktet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër, ndërkaq tavani i lejuar për shitjen me pakicë është 12 centë për litër. Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj.

“Ky vendim është i dëmshëm për bizneset sepse me marzhën prej 12 centësh për pakicë është e vështirë të mbijetohet. Lus kryeministrin Kurti që të anulojë këtë vendim të gabuar,” thotë Berjani.

MINT tha se vendimi është marrë bazuar në monitorimin e çmimeve në tregun e produkteve të naftës, “evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.”

Megjithatë, Berjani tha se nëse ka kompani që “manipulojnë dhe abuzojnë me çmime në dëm të qytetarëve, atëherë me to duhet të merren organet relevante e jo të dëmtohen kompanitë që janë korrekte në shërbim të qytetarëve dhe me çmime reale”.

Ai paralajmëroi se për vendimin e fundit të MINT-it, Shoqata e Naftëtarëve do t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

Aktualisht, çmimi mesatar i një litri naftë në Kosovë është 1.45 euro. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit