-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina dakordësohet me Kroacinë për eksportin e drithërave

Kryesoret

Ukraina dhe Kroacia janë dakordësuar për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe në Detin Adriatik për eksportimin e drithërave ukrainase.

Kështu tha më 31 korrik ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas takimit me homologun e tij kroat.

Rusia këtë muaj është tërhequr nga marrëveshja për drithërat që kishin ndërmjetësuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Kjo ka pamundësuar që Ukraina një prodhuese globale e drithërave të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa lufta po vazhdon.

“Tani do të punojmë që të ndërtojmë rrugë efikase në këto porte dhe të përfitojmë nga kjo mundësi,” tha Kuleba pas takimit më Gërliq Radman në Kiev.

“Çdo kontribut për të zhbllokuar eksportin, çdo derë që hapet është një kontribut i vërtetë dhe efektiv për sigurinë ushqimore të botës,” tha ai.

Ukraina aktualisht varet nga eksporti përmes rrugëve tokësore në Bashkimin Evropian, por në rrugët alternative përmes Lumit Danub.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 sulmoi infrastrukturën përgjatë një rruge tokësore që përdoret për eksportimin e produkteve ukrainase. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit