UNESCO propozon përfshirjen e Venedikut në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik.
“Zhvillimi i mëtejshëm (i Venecias), efektet e ndryshimit të klimës dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në vlerën e jashtëzakonshme globale të vendit,” vëren Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Propozimi do të hidhet në votim në shtator nga vendet anëtare të UNESCO-s.
“Zgjidhja e këtyre problemeve të vjetra por urgjente pengohet nga mungesa e një vizioni strategjik të përbashkët global” dhe “efektshmëria dhe koordinimi i ulët” i autoriteteve lokale dhe kombëtare italiane,” thotë Qendra e Trashëgimisë Botërore.
Venecia shpreson se përfshirja e saj në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik do të çojë në mobilizim më të madh të aktorëve vendas, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Shtimi i Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik do të kërkojë miratimin e shteteve anëtare të pranishme në një takim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që do të mbahet nga 10 deri më 25 shtator në Riad, Arabi Saudite.
Venecia, një qytet italian i ndërtuar mbi një grup prej 118 ishujsh të vegjëli ndarë me kanale dhe i bashkuar me ura, u themelua në shekullin e 5-të dhe u shfaq si një fuqi e madhe detare në shekullin e 10-të, sipas UNESCO-s.
Venecia u shtua në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në 1987.