Lëvizte me pistoletë në makinë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 33-vjeçari në Vlorë. Policia ka publikuar pamjet e momentit të ndjekjes së makinës që drejtonte i riu vlonjat.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte Arnaldo Matodashaj 33 vjeç dhe ku ishte pasagjer Olsi Caushaj 33 vjeç u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë luftarakë.
Pasagjeri u arrestua pasi dyshohet se duke patur dijeni, por nuk ka kallëzuar për posedimin e kundërligjshëm të armës së zjarrit dhe municionit luftarak.