-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia u prish lojën e “Poker-it”, 2 të arrestuar, 12 në procedim të lirë

Kryesoret

Policia ka vënë në pranga në Lezhë pronarin e një ambienti ku organizohej loja “Poker”, 38-vjeçarin me inicialet A. N., banues në fshatin Rrilë të Lezhës dhe organizatorin, 30-vjeçarin me inicialet G. K., banues në Krujë.

Të dy ata u kapën në flagrancë teksa kishin organizuar në ambientet e një lokali, në katin e dytë të një objekti trekatësh, në pronësi të 38-vjeçarit, në fshatin Rrilë, lojën e fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 persona të tjerë që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit