-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshime mbi veprimtarinë kriminale të ish-deputetit Doshi në Australi

Kryesoret

Këto ditë, platforma hulumtuese, Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, publikoi një hulumtim të bazuar në dosjet e Komisionit Australian për Zbulimin e Veprimtarive Kriminale që identifikon biznesmenin dhe ish deputetin shqiptar, Tom Doshi si drejtues të një grup kriminal në Australi, të përfshirë në trafikim narkotikësh, pastrim parash dhe shkelje të rregullave të emigracionit.

Është hera e parë që dyshimet për lidhjet e zotit Doshi me krim të organizuar në Australi, ku kishte jetuar në fund të viteve ‘90, bëhen publike.

Doshi një aleat politik i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama përshkruhet si kreu i një sindikate krimi në Australi. Doshi i ka mohuar akuzat.

Por, redaktori Brian Fitzpatrick nga Platforma Hulumtuese për Raportimin e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në një bisedë me Zërin e Amerikës, thotë se dosjet e komisionit australian ofrojnë një pamje të zymtë të këtyre grupeve kriminale shqiptare dhe rrezikut që ato paraqesin për sigurinë kombëtare të Australisë.

Redaktori Brian Fitzpatrick thotë se në Australi gjatë viteve 2000 u krijuan një sërë rrjetesh të krimit të organizuar shqiptar, që merreshin me trafikim qeniesh njerëzore, pastrim parash dhe kontrabandë drogash.

Rrjetet ishin të organizuara mbi baza klanore. Një prej tyre, sipas redaktorit Fitzpatrick, ishte rrjeti i supozuar i politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi.

Sipas dosjeve të autoriteteve australiane, këto grupe, aktive të paktën deri vitin 2020, janë të shtrira përgjatë disa qyteteve australiane, përfshirë Melbournin, Adelaiden dhe Perthin. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit