Një tjetër rekord është thyer në ndeshjen Angli-Kinë në kuadër të Kupës së Botës për femra.
Rekord të cilin as meshkujt nuk e kanë thyer prej kohësh. Futbollistja e Chelsea, Lauren James hyri në historinë e Kombëtares Angleze, si për meshkuj ashtu edhe për femra pasi kontribuoi për 5 gola nga 6 që u shënuan në ndeshje.
James shënoi 2 gola dhe dhuroi 3 asiste. Lauren hyri kështu në historinë e Kombëtares Angleze të futbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra, duke u bërë e para që përfshihet në 5 gola në një ndeshje të kupës së botës.