Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, përkatësisht një 32-vjeçar me inicialet E. I., dhe një 22-vjeçar me inicialet M. I., pasi u kapën në flagrancë duke shitur doza kanabisi në lagjet e qytetit.
Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarve iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në 126 doza të gatshme për shitje.
32-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi e ndarë në 110 doza ndërsa 22-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike po kanabis, por e ndarë në 16 doza.
Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një peshore elektronike, një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjetën të arrestuarve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës, për veprime të mëtejshme.