PAK ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen e Nuredin Dumani.
Dumani u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ku edhe pak kohë më parë u goditën disa grupe kriminale. Nga ky operacion u lëshuan mbi 32 urdhër arreste.
Ku pritet që 20 personave të arrestuar do u komunikohet akuza dhe do merren të pandehur.
Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator.
12 persona janë shpallur në kërkim dhe akoma nuk është bërë e mundur arrestimi i tyre.
Ndaj, Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe Hoxhës 8 akuza pasi ka ka treguar çdo vrasje në të cilën është përshirë, përplasjet mes bandave kriminale, ndarjen me Talo Çelën, vrasjen makabre të Fatmira Dedës, si u vra i biri i tij, si u nxorën në pritë vëllezërit Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia.