Një zv/komandant dhe një burrë u vranë ndërsa një grua u plagos rëndë gjatë të shtënave me armë zjarri në Louisiana.
Zv/Marshalli i Ville Platte, Barry Giglio, vdiq në vendngjarje pas disa të shtënave në drejtim të tij.
Giglio u qëllua teksa ndihmonte anëtarët e zyrës së sherifit të Famullisë Evangjeline të kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi ku dyshohej se kishte drogë, njoftoi Policia e Shtetit të Louisianas.
Një burrë dhe një grua gjithashtu u plagosën me armë zjarri ndërsa u dërguan në spital, por burri nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, raporton foxnews.
Një person u arrestua, por autoritetet nuk zbuluan emrat e të dyshuarit dhe viktimave të tjera apo detaje të tjera rreth të shtënave.
“Kjo tragjedi është një tjetër kujtesë e sakrificave që burrat dhe gratë në zbatimin e ligjit bëjnë kur veshin uniformën, duke mos ditur nëse do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre në fund të çdo dite,” tha kryetari i bashkisë Platte, Ryan Leday Williams.
🔹 Blessed Are The Peacemakers 🔹
Deputy Marshal Barry Giglio
Ville Platte Marshal’s Office, Louisiana
EOW: Monday, July 31, 2023#EnoughIsEnough #OfficerDown #EOW #ThinBlueLine pic.twitter.com/GqEkRuyVNb
— National Fraternal Order of Police (FOP) (@GLFOP) August 2, 2023