-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare/ Luigi Di Biagio trajneri i ri i Dinamos

Kryesoret

Luigi Di Biagio është trajner i Dinamos. Trajneri i njohur italian ka marrë zyrtarisht drejtimin e kryeqytetasve të cilët kanë një projekt të madh dhe pritet të furnizojnë akademinë e Manchester Cityt me futbollistë.

52-vjeçari ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën shqiptare që po zhvillon fazën përgatitore në Itali.

Ish-mesfushori i njohur italian ka qenë trajner i Përfaqësueses së Italisë nga vitet 2013 deri më 2019, deri në 2020 ka drejtuar SPAL-in në Serie A.

Njoftimi i plotë nga Dinamo:

Luigi Di Biagio është trajneri i ri i Dinamos!

Tekniku 52-vjeçar ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore në Carpegna (Itali), aty ku blutë janë zhvendosur ditën e sotme për të kryer edhe pjesën e dytë të fazës përgatitore.

Di Biagio ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A. Në vitin 2018 pati edhe një eksperiencë me kombëtaren A të Italisë, si trajner i përkohshëm për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Trajneri Di Biagio do të ketë edhe dy ndihmës në stafin e tij, ish-futbollistin e kombëtares kuq e zi, Ledian Memushaj dhe trajnerin italian Fabrizio Piccareta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit