Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Florida të SHBA-ve, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij 80-vjeçare, e ka copëtuar dhe ka futur pjesët e saj në çanta duke i hedhur më pas në det.
William Lowe Jr. dhe Aydil Barbosa Fontes ishin të martuar për 15 vjet, por sipas “New York Post”, gruaja u zhduk, gjë që tërhoqi vëmendjen e të afërmve të saj.
Menjëherë policia nisi hetimet dhe më 21 korrik gjeti një çantë me mbetje njerëzore në një zonë detare të Floridës dhe disa ditë më vonë u gjetën edhe dy të tjera.
Autoritetet pasi kanë identifikuar viktimën dhe më pas i janë drejtuar 78-vjeçarit.
Dëshmitarët pohuan gjithashtu se e kishin parë atë të vizitonte zonën të paktën pesë herë gjatë një periudhe tre-ditore, dhe vrasësi i akuzuar gjithashtu thuhet se ndoqi lëvizjet e oficerëve të policisë të paktën një herë teksa ata hetonin vendin e krimit.
Policia kontrolloi banesën e tij të hënën, ku thuhet se gjeti gjurmë gjaku në gjashtë dhoma. William Lowe Jr. është i akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe abuzim me kufomën.