Policia në Ohio të SHBA, pas një përplasje prej katër orësh, ka hapur zjarr ndaj dy të dyshuarve që kishin rrëmbyer një person të cilët më pas humbën jetën në spital.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale duken pamjet tronditëse ku shihen disa policë të patrullës së autostradës në Ohio, të cilët ishin veshur me pajisje taktike dhe i afroheshin një kamioni të vogël të vjedhur ndërsa përpiqeshin të lironin shoferin, i cili besohej se ishte mbajtur peng brenda nga një burrë 54-vjeçar dhe gruaja e tij 51-vjeçare.
Njëri nga të dyshuarit filloi të qëllonte nga kamioni dhe shpejt u ndesh me të shtënat e policisë që goditën të dy të dyshuarit.
Kur të shtënat përfunduan, pronari i kamionit u arratis dhe u dërgua në vend të sigurt nga dy efektivë.
Dy të dyshuarit, të cilët raportohen se ishin Ronald dhe Barbara Taylor nga Somerset u transportuan në spitalin e Miami Valley në Dejton, ku të dy vdiqën nga plagët e tyre.