-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pence kundër Trump, përpiqet të forcojë shanset në fushatën republikane

Kryesoret

Ndërkohë që ish Presidenti amerikan, Donald Trump përballet me një sërë akuzash të reja penale, ish-nënpresidenti i tij tashmë i kthyer në rival për kandidaturën republikane për president, Mike Pence po përpiqet të përfitojë nga rrethanat e krijuara.

Stafi i fushatës së zotit Pence shpërndau bluza dhe kapela të reja me mbishkrimin , “tepër i sinqertë”, duke iu referuar një pjese të aktakuzës ku përshkruhet momenti kur ish Presidenti Trump e kishte marrë në telefon zotin Pence për ta kritikuar, pasi ai refuzoi të miratonte planin e tij për të ndryshuar në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2020.

“Je tepër i sinqertë,” njoftohet t’i ketë thënë me ironi zoti Trump zëvendësit të tij në atë kohë në ditën e Vitit të Ri.

Vendimi i zotit Pence për t’i përdorur këto fjalë si mesazh politik shënon një ndryshim të rëndësishëm në tonin e një kandidati, që zakonisht është i kujdesshëm dhe që po has vështirësi mes kandidatëve republikanë, ku mbizotëron ish-shefi i tij.

Zoti Pence po kritikon zotin Trump më shumë që kur u botua aktpadia, në të cilën ai ka një vend qendror. Ai po e paraqet veten si njeri që e kundërshtoi zotin Trump, duke shmangur katastrofën./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit