Operacioni i SPAK që u ndërmor pak ditë më parë, me lëshimin e 15 urdhër-arresteve, u realizua falë përgjimeve në SKY.
Mësohet se, janë zbardhur qindra biseda nëpërmjet aplikacionit SKY, ndërkohë ç’kodimi u bë nga partnerët ndërkombëtarë.
Bisedat në SKY kanë zbuluar lidhjet e politikanëve me krimin, ndërsa bëhet e ditur se SPAK ka marrë në dorëzim biseda të tjera të zbardhura.
Po ashtu SPAK dhe BKH po hetojnë lidhje të reja të politikës me krimin, ndërkohë që pas hekurave deri më tani kanë rënë biznesmenë, ish-policë e një ish-prokuror.