-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Udhëtojnë pa pasaportë, cilët janë 3 personat e vetëm në botë që e kanë këtë luks?

Kryesoret

Pasaporta është mjeti identifikues që çdo person mban me vete kur duhet të udhëtojë. Por mesa duket ky rregull përbën përjashtim vetëm për 3 persona në të gjithë botën.

Me vdekjen e saj shtatorin e kaluar, Mbretëresha Elizabeth jo vetëm që la kurorën në duart e djalit të saj të madh, por edhe një liri të veçantë udhëtimi.

Mbreti Charles nuk ka nevojë për një pasaportë britanike për udhëtimet e tij jashtë vendit.

Në vend të një pasaporte, Mbreti Charles përdor një dokument zyrtar që mban stemën mbretërore. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike janë pajisur me pasaporta.

Dy persona të tjerë në planet mund të udhëtojnë pa pasaportë gjithashtu janë Perandori Naruhito dhe gruaja e tij, Perandoresha Masako e Japonisë.

Japonia në fakt ka pasaportën më të fuqishme në botë këtë vit pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në  193 vende në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit