-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do të ishin më efektive nëse BE-ja do t’iu bashkohej

Kryesoret

Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë, por ato bëhen edhe më të fuqishme kur iu bashkohen të tjerët, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbretëria e Bashkuar.

Kështu tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, John Smith, ish-drejtor i Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, kur komentoi sanksionet e fundit të vendosura nga ky institucion ndaj zyrtarëve në entitetin e Republikës Sërpska.

Smith ka punuar në OFAC për më shumë se 11 vjet dhe nga shkurti i viti 2015 deri në prill të vitit 2018 ka mbajtur postin e drejtorit.

Ai aktualisht gjendet në Uashington dhe është një nga avokatët kryesorë për çështjet e sigurisë në firmën ligjore “Morrison & Foerster”.

REL bisedoi me Smith pasi OFAC njoftoi për sanksionimin e katër zyrtarëve të lartë të Republikës Sërpska, përfshirë edhe të anëtares serbe të Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq.

Radio Evropa e Lirë: A nënkuptojnë sanksionet ndaj aktorëve kryesorë në udhëheqjen e Republikës Sërpska dhe presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik – që veçse është nën sanksione të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) – izolim të mëtejmë të këtij entiteti dhe a e përjashtojnë atë plotësisht marrë parasysh se kryeministri, presidenti dhe kryetari i Asamblesë së Republikës Sërpska tani janë nën sanksione?

John Smith: E saktë. Mendoj se Qeveria amerikane po tenton të japë një mesazh të qartë se është e shqetësuar lidhur me lëvizjen e udhëheqjes së Republikës Sërpska dhe po tenton që të shfaqë shqetësimet e saj.

Për të qenë të qartë, megjithatë kjo nuk nënkupton se vetë juridiksioni është i shkëputur nga SHBA-ja, por do të thotë se udhëheqësit janë sanksionuar dhe SHBA-ja nuk do të lejojë më asnjë bashkëveprim midis këtyre individëve dhe Shteteve të Bashkuara./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit